VIDEO SYRI TV/ Dyshohet se 13 vjeçari u vetëvarë duke bërë video për 'Tik Tok' , Kushi: Familja e shoqëria të marrin përgjegjësi

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka ngritur alarmin pas ngjarjes së Lushnjes, ku një 13-vjeçar ka humbur jetën duke bërë video për ta hedhur në rrjete sociale. 

Ditën e djeshme në 13-vjeçar humbi jetën pasi ishte vetëvarur me spango në qafë në dhomën e tij në Golem të Lushnjes.  Ai u gjet i pajetë nga prindërit ndërsa syshohet se i mituri ka humbur jetën duke bërë video për ta hedhur në rrjet social Tik Tok.

Në një postim që  ka bërë në rrjetet sociale, Kushi theksoi se jo vetëm shkollat dhe institucionet, por edhe familjet dhe çdo individ duhet të marrë sot përgjegjësinë për këto raste fatale

Statusi i ministres Kushi:

URGJENTE!

Jam e tronditur nga ngjarja e fundit e 13 vjeçarit në Lushnje!

Aksesi i fëmijëve në internet për një kohë të gjatë dhe në informacione të pakontrolluara dhe të parekomandueshme për moshën e tyre është një nga çeshtjet që unë kam ngritur vazhdimisht në takime të ndryshme. Edhe para pak ditësh e ngrita si alarm në takimin e zhvilluar në kuadër të projektit "Shkolla për Shëndetin" ku theksova nevojën e një debati të gjerë publik për këtë emergjencë shoqërore.

Jo vetëm shkollat dhe institucionet, por edhe familjet dhe çdo individ duhet të marrë sot përgjegjësinë për këto raste fatale!