Verstappen dhe Bottas penalizohen nga FIA, ndryshon starti në Katar

Max Verstappen është penalizuar me 5 pozicione në nisje, ndërsa Valtteri Bottas me tre pozicione, pasi nuk kanë respektuar flamurin e verdhë në përfundim të kualifikuesve Q3 në Katar.

Holandezi i Red Bullit ka shkelur rregulloren pasi nuk ka ulur shpejtësinë kur ishin shfaqur 2 flamuj të verdhë, ndërsa Bottas nuk ka reaguar kur është shfaqur flamuri i verdhë.

Ky penalizim ka sjellë edhe ndryshime në vijën e parë të nisjes në Çmimin e Madh të Katarit që do të zhvillohet sot në orën 15:00. Verstappen do të niset nga vendi i 7-të, ndërsa Bottas nga vendi i 5-të.

Një vendim ky i komisarëve të FIA-s, që bën akoma më interesante garën për titullin kampion dhe që indirekt favorizon Hamilton, që do të niset i pari në Katar.