Familjarët e Mateos bllokojnë Lungomaren, Nëna: Ta varin kriminelin në Fier, duam drejtësi...

Pasi protestuan para paraburgimit të Vlorës, familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu, i cili u vra nga 38-vjeçari Klodian Çalamani, kanë vijuar protestën e tyre paqësore në brendësi të qytetit.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Syri Tv, familjarët dhe të afërmitb kanë bllokuar Lungomare.

Ata mbajnë në duar pankarta me foton e të miturit, ndërkohë kërkojnë drejtësi për vrasjen e tij. Në mbështetje të familjarëve kanë qenë edhe dhjetëra qytetarë të Vlorës.

Ndërkohë për gazetarët Nëna dhe halla e vogelushit 8 vjeçar kane kërkuar “që ta na tregojë se pse e vrau djalin ton”. “Ta varin ne Fier kriminelin”, ka bërë thirrje ajo.