", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/November/21/auto_163745090168001637491616.jpg", "width": 900, "height": 507 } }

Manchester United del me deklaratë zyrtare për Solskjaer

Lajmi ishte në ajër, por tani është zyrtar. Ole Gunnar Solskjaer nuk është më trajner i Manchester United. Siç bën të ditur faqja zyrtare e Djajve të Kuq, trajneri është shkarkuar nga posti i trajnerit pas humbjes së djeshëm ndaj Watfordit.

 “Ole do të mbetet përgjithmonë një legjendë dhe me keqardhje morëm këtë vendim të vështirë”, thuhet në deklaratën për shtyp të "Djajve të kuq".  Drejtimi i ekipit i është besuar përkohësisht Michael Carrick përpara se të gjendet pasardhësi i teknikut norvegjez.

Solskajer mori drejtimin i United në dhjetor 2018, por ai nuk arriti të linte gjurmë, duke mos fituar asnjë trofe në stolin e klubit anglez, teksa nuk mundi të bënte më mirë se një finale e Europa League në 2020, të cilën e humbi me penallti kundër Villarrealit. Ardhja e Raphael Varane, Cristiano Ronaldos dhe Jadon Sanchos këtë verë duhet të sillte një jetë të re në skuadrën angleze, por fillimi i sezonit është dukshëm nën pritshmëritë.