VIDEO – SYRI TV - Rriten me 15% çmimet e banesave në Tiranë/ Ja sa kushton një metër katror

Çmimet e apartamenteve në Tiranë, vijojnë të rriten ndjeshëm. Krahasuar me një vit më parë, në metër katror në zonën e unazës dhe në qendër është deri në 15% më i lartë. Rekordin e mban zona e Bllokur ku një qytetari me pagë minimale i duhet rroga e një viti për të blerë një metër katror

Syri Tv

Në Tiranë çdo ditë e më shumë po bëhet e pamundur për të blerë një apartament, për shkak të çmimeve të larta. Revista Monitor në një vëzhgim të saj, ka konstatuar se tendeca e rritjes së çmimit  ka vijuar dhe në gjashtë muajron e dytë të vitit 2021. Rekordin e mban zona përreth unazës dhe qendra e qytetit, ku sipas revistës, asnjë ndërtim që po ndërtohet nuk kushtoin nën 1500 euro metri katror.

Në krahasim me një vit më parë, çmimet në këto zona janë rritur me 10-15%. Rekordin e mban zona e Bllokut, ku një meter katror ndërtim shkon deri në 3 mijë euro, ose e thënë ndryshe paga e një viti për një qytetar me rrogë minimale. Rritje të konsiderueshme ka pasur dhe zona e Komunës së Parisit. Sipas Monitor, nëse në vitin 2020 një metër katror atje kushtonte rreth 1400 euro, në vitin 2021 çmimi ka arritur në 1700 euro metri.

Ekspertët i pohuan revistës se pavarësisht shtrenjtimit të materialeve të ndërtimit kjo rritje është pajustifikueshme. Nga ana tjetër, më shumë se një herë është hedhur dyshimi se bum i ndërtimeve në Tiranë dhe fryrja e pazakontë e çmimeve lidhen me pastrimin e parave të pista. Rasti më i fundit ishte publikimi i përgjimeve të  organizatës mafioze Ndragheta, ku hidheshin dyshime se në pastrim parash janë përfshirë zyrtarë të lartë të shtetit.