E quajti balenë, Anna Lika i kthehet keq gazetarit për sherrin me Fifin

Emisioni "Expuls" që transmetohet çdo të shtunë në RTV Ora nga Ronaldo Sharka, këtë episod është zhvendosur në premierën e filmit më të ri e më të komentuar te momentit, "Shkëmbimi" nga Drilon Hoxha.

I mbajtur pak ditë me parë në kryeqytet, autori i emisioni, Ronaldo Sharka intervistoi dhe aktoren kryesore të filmit krahë Drilon Hoxhës, Anna Likën.

Autori i #Expuls ngacmoi në fund Annën, për sherrin me Fifin i cili ndodhi dy vite më parë, ku gjithçka nisi nga një intervistë e Anna Likës për Ronaldo Sharkën, ku aktorja asokohe e quajti këngëtaren balenë dhe fuçi uthulle.

Pjesë nga biseda:

Ronaldo Sharka: Big Brother e ka parë?

Anna Lika: Nuk kam pas kohë, jam e angazhuar.

Ronaldo Sharka: E di ti për çfarë të pyes unë....

Anna Lika: Jooo...

Ronaldo Sharka: Seç është një konkurrente aty me shkop.

Anna Lika: Aaaa, Fifi. Me Fifin jemi pajtuar, jemi shoqe te mira. Ti nuk bën dot më lajme me mua, jo jo jo. Se nga emisioni jot dolën ato .