Kaluan në finalen e Kupës së Skocisë, Meta uron Celtic: Fitore e mrekullueshme!

Presidenti i Republikës Ilir Meta përmes një statusi në “Facebook” ka uruar ekipin e Celtic për kalimin në finalen e Kupës së Skocisë, pasi mposhtën me rezultatin e ngushtë 1-0 St. Johnstone.

Meta shprehet se e uron përzemërsisht ekipin skocez për këtë fitore që i dërgon në finale dhe në veçanti James Forrest (shënoi golin e fitores) që bëri diferencën.

Postimi i Metës:

“Një fitore e mrekullueshme që na dërgon në finale. Nuk mund të kishte ngjarje më të gëzueshme. Urime të gjithë “Bhoys” dhe veçanërisht James Forrest që bëri diferencën.”