Vllaznia rikthehet te suksesi, fitore bindëse ndaj Kastriotit

Pas tri ndeshjesh pa fitore, Vllaznia rigjen suksesin dhe e bën këtë ndaj Kastriotit në “Loro Boriçi”. Kuqeblutë triumfuan me rezultatin 3-1 në një ndeshje ku morën shumë shpejt kontrollin dhe bënë gjithçka mirë.

 

Ante Aralica hapi serinë e golave pas një rrëmuje në zonë dhe më pas ishte sulmuesi vlonjat Ardit Hoxhaj, që i rikthyer si titullar, shënoi dy herë në portën e krutanëve, duke vulosur suksesin e kuqebluve.

 

Goli i Ajazit shërbeu vetëm për statistikë personale për sulmuesin, pasi Kastrioti mbetet në vendin e fundit me 5 pikë, ndërsa shkodranët ngjiten në vendin e tretë me 13 pikë.