Mbishkrime ‘Kosova është Serbi’ në Rahovec, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për disa mbishkrime që janë hasur në Hoqë të Madhe të Rahovecit.

Mbishkrime në gjuhën serbe “Kosova është Serbi” janë hasur në dy vende, teksa sipas raportit të PK-së për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Këto mbishkrime janë hasur gjatë patrullimit të Policisë së Kosovës, ndërkaq rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Hoqë e Madhe, Rahovec 18.11.2021 – 16:00. Njësiti policor gjatë patrullimit ka vërejtur se në një mur kishte të shkruar dy mbishkrime si: “Kosovo je Serbia“. Është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.