VIDEO/ I pabesueshëm De Gea, priti dy penallti radhazi në fillim të ndeshjes ndaj Watford

Portieri spanjoll David De Gea i priti dy penallti Ismaili Sarrës në vetëm dy minuta.

Në fillim të ndeshjes mes Watford dhe Manchester United pamë një dramë të vërtetë. Gjyqtari Jonathan Moss akordi penallti për ekipin vendas dhe Ismail Sarr mori përgjegjësinë.

Por David De Gea arriti t’i priste penalltinë senegalezin. Mirëpo, lojtarët e të dy ekipeve vendase dhe mike vrapuan para kohe në zonën e rreptësisë, kështu që arbitri vendosi të përsëriste gjuajtjen e penalltive.

Moss e mori vendimin pas rishikimit të pamjeve të VAR-it, gjë që shkaktoi pakënaqësi tek tifozët miq.

Megjithatë, i pabesueshëm De Gea e priti edhe një herë penalltinë e Sarrës dhe e la skuadrën e tij në një situatë të favorshme për të luftuar për triumfin sot.

Por, “Djajtë e kuq” nuk mundën të përfitonin nga kjo pasi janë ndëshkuar dy herë në pjesën e parë nga Watford.