Nagelsmann i zhgënjyer: Çdo herë pësojmë gol në të njëjtën mënyrë, duhet të...

I zhgënjyer Julian Nagelsmann pas humbjes së dytë sezonale që pësoi Bayerni i tij.

Bavarezët u mposhtën 2-1 në derbi nga Augsburg, duke u dhënë mundësi rivalëve të afrohen në renditje me kreun që mbahet pikërisht nga kampionët e Gjermanisë dhe trajneri në intervistën pas ndeshjes, kurrësesi nuk mund ta fshihte mërzitjen.

“Çdo herë pësojmë gol në të njëjtën mënyrë. E kishim diskutuar diçka të tillë deri të enjten në stërvitje por edhe në sfidën ndaj Augsburg muzika nuk ndryshoi. Ka qenë një ndeshje e ngjashme me atë ndaj Eintracht Frankfurt. Kundërshtari jonë edhe pse nuk ishte në të njëjtin nivel me ne arriti të shënonte dy gola. Duhet të tregojmë më shumë stabilitet në fazën mbrojtëse edhe pse duhet pranuar që ndaj Augsburg nuk goditëm shumë herë në portë, një aspekt që gjithashtu duhet përmirësuar në ndeshjet e ardhshme”, theksoi Nagelsmann.