VIDEO/ Rama nxjerr Gjergj Lucën të shajë fermerët: Barbona, dalin aty dhe protestojnë

Biznesmeni dhe miku i kryeministrit Edi Rama, Gjergj Luca doli sot të ekzekutojë një porosi të kreut të qeverisë. 

Shqetësimi madhor i kryeministrit ditët e fundit ka qenë prostesta e fermerëve të Myzeqesë të cilët janë të detyruar të hedhin prodhimet e tyre se nuk gjejnë treg. 

Por për t'u hakmarrë ndaj fermerëve bezdisës të kryeministrit, Rama nxori Gjergj Lucën t'u hakërrehet me fjalor fyes, nga një takim me peshkatarët.

Ja çfarë tha Gjergj Luca: 

Dhe ata njerëz që dalin në rrugë dhe nuk thonë faleminderit… 200 mln euro iu dhanë bujqësisë në 4 vite. Dhe është viti i parë që shohim këtë arritje. 200 mln për 4 vjet. Dhe dalin aty 10 barbuna...(barbona në dialektin elbasanas). Që është turp, për TVSH-në që se mban as ferma as fshatari asgjë. Manipulojnë njerëzit e ndershëm. Kjo është e turpshme".