Heshti për lirinë e saj, Britney Spears ‘zbraset' ndaj mikeshës së saj më të ngushtë

Edhe pse të gjithë besonin se miqësia afatgjatë e Christina Aguilera me Britney Spears ende po shkonte mirë, një incident duket se e ka zhgënjyer yllin e popit dhe ka shpërthyer në publik.

Në një storie në Instagram, Britney Spears shprehu zhgënjimin për  Aguileran e cila mbajti një profil të ulët kur u pyet për kujdestarinë e saj.

Kur Christina Aguilera kaloi në tapetin e kuq të çmimeve Latin Grammy , një gazetare nxitoi ta pyeste për "lirimin" e shoqes së saj të mirë.

''A keni pasur ndonjë kontakt me Britney Spears pas vendimit të gjykatës për ndërprerjen e kujdestarisë? por në vend të këngëtares u përgjigj menaxheri i saj, i cili tha: “Më falni, a nuk do ta bëjmë këtë sonte. Faleminderit, përshëndetje” , duke e tërhequr Christina Aguilera nga kamerat.

Por pas performancës së saj Aguielera është shprehur se nuk ka kontaktuar me  Britney-n , por megjithatë “është shumë e lumtur për të”.

Heshtja e saj, duket se e ka revoltuar Britney Spears , e cila nxitoi përmes llogarisë personale në Instagram për të shprehur acarimin e saj.

“I dua dhe i admiroj të gjithë ata që më kanë mbështetur. Por të refuzosh të flasësh kur e di të vërtetën është e barabartë me gënjeshtër. A është ende një temë kaq e vështirë të diskutosh faktin që kam jetuar për 13 vjet në një sistem abuziv? Unë i kalova të gjitha këto. Të gjithë ju që folët për mua dhe më mbështetët, faleminderit." , shkroi ylli i popit në historinë e saj në insta mbi një foto me Christina Aguilera atë natë.

Menjëherë pas kësaj, ajo postoi një tjetër histori, në të cilën Lady Gaga shfaqet në deklaratat e saj për statusin e kujdestarisë së Britney.  

Ylli i muzikës e falënderoi përzemërsisht, Gagën duke theksuar në një farë mënyre qëndrimin e saj dhe duke lënë kështu të dhëna se si do të priste që të kishte reaguar shoqja e saj. 

Në video, ajo shkroi: “Faleminderit Lady Gaga që gjetët kohë për të thënë diçka kaq të sjellshme. Ti më bëre të qaj. Unë të dua'.