Blogeres së njohur i bëjnë gjëmën, i prishin Lamborghinin të mbuluar me Swarovski

Një Lamborghini Aventador i zi, i cili kishte të veçantën se ishte i mbuluar me dy milionë kristale Swarovski me vlerë 270 mijë paund, ka pësuar dëme të mëdha në një aksident rrugor të ndodhur në Londër. 

Makina i përket Daria Radianova , një modele nga Rusia, e cila megjithatë nuk ishte në makinën e saj në momentin e përplasjes.

Siç është bërë e ditur, makina luksoze është goditur teksa ka qenë e parkuar në një parking qendror në qytet, ku bukuroshja ruse ka mbetur e shokuar kur e ka parë. 

Blogerja e njohur prezantoi makinën për fansat e saj për herë të parë në 2019.

Në makinën e zezë mat, kristalet Swarovski ishin vendosur në disa vende, gjë që e bëri atë të veçantë.

Daria ka mbi 600.000 ndjekës në Instagram, ajo ka studiuar administrim biznesi në Londër dhe thuhet se u deshën më shumë se 700 orë punë për të vendosur kristalet në makinën e saj.