Tërmeti godet Italinë, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 3.5 është regjistruar në orën 6:21 me orën lokale në qytetin port italian Livorno. 

Sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, tërmeti kishte një hipoqendër në një thellësi prej 13 km  dhe një epiqendër në 15 km nga Livorno. 

Për momentin nuk raportohet për dëme në njerëz apo materiale .

Dy lëkundje të tjera të lehta, me magnitudë 2 dhe 2.1, u regjistruan më vonë.

Si masë paraprake, Mbrojtja Civile ka marrë masa për mbylljen e shkollave të të gjitha niveleve për të vlerësuar çdo kritikë të strukturave.