Rriten infektimet në Itali/ Mbi 10 mijë të infektuar dhe 48 viktima nga Covid

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 10.544 raste të reja me virusin dhe gjithashtu nuk e kanë fituar me pandeminë 48 qytetarë.

Në terapi intensive janë shtruar 512 pacientë ndërsa janë shëruar 5889. Norma e pozitivitetit 2%.

Pacientët me simptoma në pavijonet e zakonshme janë 4145, pra 57 më shumë se në 24 orët e mëparshme.

Aktualisht janë 137,130 pozitive, 4,617 më shumë se dje.