‘Basha ha çdo ditë gliko që ia sjell ambasadorja’-Iriqi bisedon me Ervin Salianjin

Iriqi:- Ngele tv më tv duke mbrojtur Bashën. Pse?

Salianji:- Se Basha më shënoi emrin në listë, ai më bëri deputet. Ndryshe do mbetesha rrugëve duke lehur si qen.

Iriqi: - Po si mund të dalësh në krah të një humbësi?

Salianji: - Humbës në zgjedhje, ama në parti Basha fiton gjithmonë. Në çdo votim merr mbi 80%.

Iriqi: - Mbase nga që kishte Berishën në krah?

Salianji: - Tani ka Amerikën.

Iriqi: - Si po e ndihmon Amerika?

Salianji: - Po ja, sa herë hyjmë te zyra e Bashës e gjejmë duke ngrënë byrek. Sapo m’i dërgoi ambasadorja, na thotë. Dje lëpinte buzët me një gliko Përmeti. Ajo e ka bërë dhe këtë, qeshte me ne. Pastaj flet me të në telefon e në fund e mbyll, mos ki merak, e ndreq unë, thotë.

Iriqi: - Çfarë do ndreqë?

Salianji: - Bashkëqeverisjen me Ramën. Do bëhen tok dhe do shesin atdheun komplet.

Iriqi: - Po Foltoret i shihni?

Salianji: - Joooo,e kemi të ndaluar.

Iriqi: - Nga kush?

Salianji: - Nga mjeku. Po i patë Foltoret kaloni infarkt të gjithë, na tha.

Iriqi: - Po a do ndesheni një ditë me Berishën?

Salianji: - Luli jo. Do ndeshem unë dhe Gaz Bardhi.

Iriqi: - Po ti pse?

Salianji: - Ma ngarkoi Basha. Shko në bazë në emrin tim,më tha. Siç imitove Babalen më imito dhe mua.

Iriqi: - Pra Basha tani për ty është Lulbale?

Salianji: - Po dhe ca ditë. Më pas...

Iriqi: - Më pas çfarë?

Salianji: - Po se unë nuk jam koqe. Do kaloj andej nga Foltorja, do bëhem njësh me doktorin. Fola dhe me Gridën e ajo është dakord. Ç’na duhet një Lul që nuk lulëzon, thamë në një gojë.