Kosovë/ Një humbje jete dhe 7 raste të reja me Covid në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka vdekur një person dhe janë regjistruar shtatë raste të reja me COVID-19.

Janë shëruar 26 qytetarë, kurse numri i rasteve aktive është 380.

Ministria e Shëndetësisë 

19 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.748 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.602.881 doza të vaksinës.

Deri më sot 754.429 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.324 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 26 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.631.

Në total numri i rasteve aktive është 380.