Berisha: Do luftoj organizatën më kriminale të Ramës dhe peng-Bashës

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, postoi online një mesazh të shkurtër, por të rëndësishëm.

Ai shprehet se është i vendosur të luftojë organizatën më kriminale në Shqipëri dhe Europë, që drejtohet nga klani Rama dhe peng-Basha.

Sipas Berishës, kjo organizatë kriminale ka goditur pluralizmin politik.

“Askush nuk është marrë më shumë se unë me kreun e Meduzës dhe ushtarët e tij.

Tani përqendrimi im është total në luftimin e organizatës më kriminale në Shqipëri, Ballkan dhe Europë, që ka goditur pluralizmin politik, dhe ky klan është klani Rama dhe peng Basha,” thekson Berisha.