Kapet hajduti i vodhi telefonin një vajze në autobus, kishte vjedhur edhe 2 portofolë

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për vjedhje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit L. N. pasi në një stacion autobusi i ka vjedhur telefonin shtetases S. P., 20 vjeçe.

Gjithashtu nga veprimet hetimore, ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i dy vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, konkretisht:

- Më datë 13.11.2021, i ka vjedhur portofolin, shtetasit D. B.;

- Më datë 17.11.2021, i ka vjedhur portofolin, shtetasit I. Q.