Analisti i njohur i çështjeve ndërkombëtare: Rama dhe Soros, fushatë shpifjesh në Uashington kundër Berishës

Analisti i njohur i çështjeve ndërkombëtare, Peter Tase, në një shkrim të publikuar nga revista e njohur spanjolle, Atalayar, shkruan se udhëheqja autokratike e Edi Ramës e ka kthyer vendin në një vatër aktivitetesh të krimit të organizuar.

Në shkrim thuhet se këto grupe kriminale ishin aktive në blerjen e votave. 

Më tej, Tase ndalet te politika e jashtme e Edi Ramës, duke theksuar se ajo është katastrofike.

Analisti nënvizon se Edi Rama, së bashku me miliarderin George Soros, po lobojnë në Uashington kundër ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Edi Rama, si një nga dishepujt e George Soros në Ballkan, gjatë dekadës së fundi ka kryer një fushatë përbaltjeje dhe ka pajtuar disa nga lobuesit më të mirë në Uashington për të njollosur e dëmtuar seriozisht imazhin e ish Presidentit dhe Kryeministrit Prof. Dr. Sali Berisha; duke i kurorëzuar përpjekjet keqdashëse me veprimet e zymta e të paligjshme të ndërmarrja më 19 maj 2021 nga ana e Sekretarit të Shtetit Antony J. Blinken, në ‘njoftimin e përcaktimit publik të Sali Berisha […] për shkak të përfshirjes në korrupsion serioz, i përfshirë në akte korruptive të tilla si përvetësimi i fondeve publike dhe ndërhyrjet në proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime vetjake dhe pasurimin e aleatëve politikë’.

Në të njëjtën linjë, edhe në vend Edi Rama ka krijuar një skenar në të cilin Lulzim Basha, lideri i rremë i opozitës shqiptare, duket se është aleati më i mirë i Ramës jo vetëm në biznes, ku të dy kanë thela të rëndësishme në të njëjta kompani, por edhe në politikën kombëtare, çka i mundëson Ramës qëndrimin e përjetshëm në pushtet dhe dorëzimin e vendit para korrupsionit dhe krimit të organizuar,” shkruan ai.

Lexoni më poshtë tekstin e plotë:

https://www.syri.net/op-ed/465334/edi-rames-i-mungon-politika-e-jashtme-korrekte/