Foltorja e Librazhdit/ Berisha poston VIDEON: Të bashkuar fitojmë
Lideri historik demokrat, Sali Berisha, u ka bërë thirrje të gjithë demokratëve të Librazhdit dhe të Prrenjasit që të marrin pjesë në Foltoren e sotme.
Sipas njoftimit, Foltorja do të organizohet në orën 17:00 në Pallatin e Kulturës në Librazhd.
Bashkë me ftesën, Berisha poston edhe një video nga tubimet e zjarrta të dikurshme të PD në këtë zonë.
“Sot në ora 17:00, Foltorja në Pallatin e Kulturës në Librazhd. Ftoj të gjithë demokratët e Librazhdit dhe të Prrenjasit të marrin pjesë, vetëm të bashkuar fitojmë!” shkruan Berisha.