Fifi kapet me telefon brenda shtëpisë? Video që u bë virale!
Një video ku shihet Fifi me telefon me dorë brenda shtëpisë po bën xhiron e rrjetit.
Një nga rregullat kryesore brenda shtëpisë është mos lejimi i telefonit dhe i çdo gjëje tjetër që mundëson kontaktet me jashtë.
Ka qenë Olti Curri që ka shpërndarë këtë video që nxiti komente të shumta të shikuesve.
Curri ka ironizuar duke thënë: “Nuk ka telefona aty brenda, jam i bindur për këtë gjë. Është makinë llogaritëse po e bën buxhetin”.
Një pjesë e madhe mendojnë se vërtetë është makinë llogaritëse për buxhetin por janë shumë të tjerë të bindur që pajisja në dorën e Fifit është telefon.