Publikohet traileri i komedisë romantike të Jennifer Lopez dhe Maluma
Jennifer Lopez i është rikthyer aktimit.
Artistja e njohur luan rolin kryesor në komedinë romantike ‘’Marry me’’ ku veten në aktrim do ta sfidojë edhe Maluma, me të cilën Lopez ka disa bashkëpunime muzikore.
Ditën e sotme është publikuar traileri i këtij filmi përmes së cilit shohim disa sekuenca nga filmi që pritet të ketë shikueshmëri të madhe.
‘’Marry me’’ pritet të publikohet me 14 shkurt 2022 në ditën e Shën Valentinit.