Tjetër ngjarje e rëndë/ Arrestohet 34 vjeçari në Tepelenë, ngacmoi s**sualisht të miturën
Edhe në qarkun e Gjirokastrës është shënuar një ngjarje e rëndë.
Eshte arrestuar shtetasi E. G., 34 vjeç, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur, 17 vjeçe.
Ja njoftimi i plotë i policisë:
Gjirokastër.
Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë ndalimin e shtetasit E. G., 34 vjeç, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur, 17 vjece.
Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipër i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale "Ngacmim seksual ".