Autori i vrasjes së vogëlushit 8-vjeçar izolohet në paraburgimin e Vlorës

Klodian Çalamani, autori i vrasjes së Mateos 8 vjeçar prej mbrëmjes së djeshme ndodhet në paraburgimin e Vlorës ku u dërguar nën masa të rrepta sigurie.

Ai u transferua për të parandaluar një situatë tjetër të tensionuar.

Momentalisht ndodhet në izolim dhe pritet ti nënshtrohet një vlerësimi psikologjik.

Ngjarja e rëndë që shokoi mbarë opinionin publik ndodhi më 16 nëntor 2021, kur policia gjeti trupin e vrarë të 8 vjeçarit të groposur në oborrin e banesës së Klodian Çalamanit.

Ai ishte vrarë me kazmë dhe më pas groposur. Ndërkohë dje pati tensione në Gjykatën e Fierit ku pritej të jepej masa e sigurisë e 38 vjeçarit. 

Familjarët e Mateos hynë me forcë në gjykatë ku mendonin se ndodhej autori. Të revoltuar kërkuan dënimin me vdekje të autorit.