Ka dyzetenjë arsye për ta larguar tashmë Lulzim Bashën

Dëgjova mbrëmë Gazment Bardhin në një debat televiziv,i cili përveçse mban dhe postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së ,(dhe që akuzohet se e mban në mënyrë të pa ligjshme), deklaroi përafërsisht, se humbja e zgjedhjeve nuk e detyron sipas statutit drejtuesin e partisë të japë dorëheqjen dhe që kështu i bie të jetë përjetësisht në krye.

A mund të quhet më kjo sjellje demokratike? A mund të trajtohet më kjo si forcë politike demokratike normale në mes të Europës?A mund të quhet më kjo parti e besueshme për të marrë nesër drejtimin e qeverisë? A mund të jetë më ky formacion politik i denjë për të aderuar në formacionet demokratike europiane të Partive Popullore?

Ndoshta, ishim mësuar me paaftësinë e profesionistëve të politikës tonë gjatë këtyre viteve, por jo të shkeleshin rregullat e demokracisë me një arrogance të tillë partiake. Flitet shpesh për faktin se qytetari i zakonshëm është indiferent ndaj politikës, e për pasojë abstenues në votim. Por, nisur nga kjo gjendje në të cilën ndodhet përfaqësimi i tij politik, me shumë gjasa do të qe më mirë të flitej për një “përbuzje” të qytetarit ndaj politikës. E kjo britëm përbuzje nuk duhet anashkaluar, përkundrazi duhej trajtuar përballë kësaj sjellje me shumë kujdes dhe shqetësim, sepse demokracia përveçse është baza dhe frymëzimi për çdo fitore është dhe një garanci e jetës shoqërore. Ligji i pa shkruar i etikës përgjithësisht ka funksionuar në jetë të jetëve, është zbatuar herë mirë dhe herë mjaftueshëm edhe nga politikanët shqiptarë në këto vite tranzicioni. Ai mbetet gjithmonë instrumenti që ruan polikën nga shkatërrimi dhe mban gjallë demokracinë. Përndryshe populli do t’ia kthente shpinën gjithë sistemit politik e do të prirej kah përmbushja e interesave të tij në rrugë të tërthorta. E kjo do të qe kriza mbi krizë e gjithë jetesës shoqërore.

Lulzim Basha ka humbur 3 herë të mira zgjjedhjet dhe ka gabuar pesëmbëdhjetë herë politikisht me qëndrimet e tij të çrregullta politike, hera - herës fare foshnjarake, saqë për shumë vite në opozitë, europianët dhe amerikanët shprehën mosbesimin e tyre ndaj PD –së si partnere, ndërsa sot në këtë krizë ekzistenciale Lulzim Basha , s'po lë gurë pa lëvizur që të qëndrojë në krye të PD-së. Por në kuptimin figurative ai ka 9 vjet që nusëron dhe na çoi nga humbja në humbje dhe çuditërisht do që të nusërojë përsëri. Po a nuk është ky edhe si anormalitet i pa precedent në një vënd demokrtatik?. A mund që ta shpjerë dot ai më PD-֝në në fitore? Nuk është e mundur. Ka 41 arsye për të thënë jo. Por, arsyeja kryesore është, se rruga e fitores nis nga besimi ndaj tij, që ai nuk e ka këtë besim nga votuesit dhe kjo është provuar qartë. Atë tash nuk e beson më njeri dhe pikërisht këndej duhet të nis ndryshimi shterues ndaj tij. Pranda Lulzim Basha, Gazmend Bardhi, Grida Duma dhe disa ndjekës të tij të devotshëm, nuk duhet ti bëjnë më demokratët të vuajnë më tej. Ata duhet të ngrihen mbi ëndrrat e tyre të epshme të pushtetit me çdo kusht dhe tu kërkojnë falje njerëzve, që i besuan kaq gjatë dhe së fundi i zhgënjyen kaq shumë, ti falenderojnë ata që i besuan kaq gjatë dhe të hapin rrugën e të largohen kokëulur.

Kjo sjellje politike në perceptimin tim do ishte një akt që do vlerësohej dhe do ta mbante së paku për të mirë emrin e tyre në politikën shqiptare.