Ristani sfidon Gjekmarkajn: Shko te zyra e Palokës dhe verifiko firmat e Lezhës

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani ka sfiduar publikisht deputetin Agron Gjekmarkaj.

Nga studio e 'Opinion', ku po diskutohej për Kuvendin e PD dhe se kush datë është apo jo legjitime, Ristani i ka kërkuar Gjekmarkajt që të shuajë dyshimet të shkojë në zyrën e Palokës dhe të verifikojë firmat e delegatëve të Lezhës, ku ai është edhe deputet.

“Të të bëj një ftesë publike, je deputet i Lezhës, shko nesër në zyrë tek Paloka dhe verifikon firmat e Lezhës. Janë ato që janë delegatë të Kuvendit apo jo. Nesër në zyrë te Paloka shko dhe verifikoi. Bëje dhe na qetëson dhe neve”, tha Ristani. 

Edhe moderatori Blendi Fevziu i ka kërkuar të njëjtën gjë. “Gjekmarkaj këtë duhet ta bësh”, tha Fevziu.

I kapur ngushtë, Gjekmarkaj shkurtimisht tha: “Po do shkoj”.