Lejuan mallra kontrabandë nga Maqedonia e Veriut/ Arrestohen përgjegjësi i doganës dhe një doganier

Pasi lejuan kalimin e mallrave ushqimore kontrabandë, përgjegjësi i pikës doganore në Gorricë të Korçës dhe një doganier janë arrestuar.

Po ashtu në pranga është vënë edhe shoferi i mjetit ku u gjetën mallrat kontrabandë.

Përgjegjësi i pikës doganore te Gorricës, Julian Hanelli, se bashku me punonjësin e doganës, Petrika Mano, nuk kanë ushtruar kontroll ndaj një mjeti tip ‘Sharon’,  i cili sillte produkte ushqimore nga Maqedonia e Veriut.

Drejtuesi i mjetit  Vasil Nasto, i cili po transportonte sasinë e mallit kontrabande u ndalua nga policia ne aksin Gorrice – Zvezde.

Të tre të arrestuarit po merren në pyetje ne ambientet e Drejtorisë së Policisë se Korçës.

Ende nuk dihet sasia e mallrave qe u lejuan te hyjnë në territorin tonë nga doganën e Gorricës.