Kupa e Shqipërisë/ Super Bakaj, Dinamo triumfon ndaj Tiranës pas penalltive, në çerekfinale e pret Partizani
Dinamo është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Blutë mundën Tiranën pas goditjeve të penalltive, aty ku Edvan Bakaj u tregua më i saktë se rivali i tij në portë, Visar Bekaj.
Koha e rregullt u mbyll me rezultatin 2-0, në favor të bardhebluve, teksa ndeshja shkoi në shtesa ku nuk u tund më rrjeta dhe fjala i shkoi penalltive.
Aty, ishin pritjet e Bakajt të cilat bënë diferencën, duke i dhënë suksesin Dinamos pas 20 gjuajtjeve të penalltive, me Toshevskin i cili gaboi atë vendimtare në fund.
Tashmë Dinamon e pret një tjetër derbi në çerekfinale, pasi shorti e vendos përballë rivalëve të Partizanit.
PENALLTITË 8-7
Dinamo: Ibraimi – gol, Mihana – gol, Gavazaj – pret Bekaj, Maliqi – gol, Demiri – pret Bekaj, Imami – gol, Sofranac – gol, Bakaj – gol, Samake – gol, Daia – gol
Tirana: Limaj – pret Bakaj, Ismajlgeci – gol, Seferi – gol, Xhixha – pret Bakaj, Hoti – gol, Totre – gol, Beshiraj – gol, Bekaj – gol, Behiratçe – gol, Toshevski – pret Bekaj