'Do filloj një histori dashurie', kush është banori që i ka vënë syrin Monika

Ditën e djeshme Monika ka biseduar me Arjolën në lidhje me “çiftet” që janë krijuar në shtëpinë e BBV duke i “ironizuar” ata.

Për këtë arsye ajo ka shprehur dhe dëshirën të fillonte një histori dashurie.

“Do të filloj dhe unë një histori dashurie.Ke për të më parë mua”, i tha Monika Arjolës, por pa bërë të ditur se me kë mendon të bëhet çift.

“Aman se edhe ty të kishim mangut”, ju kthye Arjola duke qeshur.