‘Më futi vajzën në kurth’, rrëfimi i nënës të së miturës që rrëmbeu Klodian Çalamani

Klodian Çalamani, 38 vjeç ishte emër i njohur për policinë, pasi kishte kryer edhe vepra të tjera të rënda më herët, para se të vriste në mënyrë makabre vogëlushin 8 vjeç Mateo.

Ai në vitin 2006, bashkë me shokun e tij, Florian Vasiun kanë marrë peng një 16-vjeçare në atë kohë dhe e kanë dhunuar brutalisht.

Vasiu ngacmonte vajzën, e cila ishte në një lidhje me tjetër djalë. I dashuri i vajzës iu ka thënë të rinjve që të ndalonin veprimet e tyre e të mos e ngacmonin më.

Veprimi i tij ka bërë që Klodiani dhe Floriani ta marrin peng vajzën për 20 minuta dhe e kanë kërcënuar se do ia shëmtonin pjesë të ndryshme të trupit, duke ia prerë me biçak.

Për të arritur qëllimin e tij, Klodian Çalamani ka përdorur edhe motrën e tij për të future në kurth adoleshenten.

Nëna e 16-vjeçares ka folur për emisionin “Shqipëria Live” ku ka rrëfyer se personi i cili ka ndihmuar vajzën 16-vjeçare që të shpëtojë nga kthetrat e tyre ka qenë babai i djaloshit 8 vjeçar, i cili sot u përcoll për në banesën e fundit.

Intervista e plotë:

Gazetarja: Vajzën tuaj ka rrëmbyer para 10 vitesh?
Zonja: Po, po, e kam të sëmurë çupën në Itali.
Gazetarja: Çfarë ndodhi atëherë? Ishte në shkollë vajza?
Zonja: Po, po ishte në shkollë. E motra e tija e gënjeu. I tha hajde se kemi kështu… Po jo se kam punë… Unë isha te komshija dhe e pa dhe nuk tha që ik me vrap, por vajti i ati i këtij çunit që vdiq sot, sepse edhe vajzën time do ta kishin vrarë!
Gazetarja: Vajzën e ka dhunuar kur e ka rrëmbyer?
Zonja: Po, kur erdhi u shtri dhe më nxori shkumë nga goja.
Gazetarja: Çfarë problemesh ka vajza sot?
Zonja: Me fiksime, pi ilaçe! Nuk do t’i kujtosh asgjë.
Gazetarja: Sa vite u burgos atëherë?
Zonja: Tre vite ai i bëri në fakt, policia që i lë të lirë, i mban dy vjet dhe tre dhe i lëshon.