EMRI/ Grushta mes mjekut dhe kryeinfermierit në Tiranë

Këtë të mërkurë, një debat mes një mjekut dhe kryeifnermierit në spitalin e Traumës është përshkallëzuar në konflikt fizik, raportojnë mediat.

Sipas burimeve, mjeku Julian Ruçi ka debatuar me kryeinfermierin në lidhje me një pacient, pasi ky i fundit i ka kërkuar që të dalë jashtë.

Në këtë moment kanë ndërhyrë pacientë dhe pjesëtarë të tjerë të personelit që ndodheshin aty në momentin e ngjarjes.