Masakrimi i fëmijës/ Berisha: Krim horror! Monstra vret me kazmë dhe gropos vogëlushin!

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook pas ngjarjes makabre ndodhur në Fier ku u masakrua me kazëm një fëmijë 8-vjeçar.

“Ngushëllimet më të ndjera familjes për aktin makabër ndaj fëmijës së tyre dhe qytetarëve të Fierit”, shkruan Berisha në shenimin e tij.

Ja postimi i plotë:

Infanticid!

Krim horror! Monstra vret me kazëm dhe gropos voglushin 8-vjeçar!

Ngushellimet më të ndjera familjes për aktin makabër ndaj femijës së tyre dhe qytetarëve të Fierit. Denimi më i rëndë të bjerë mbi xhelatin e voglushit 8 vjeçar! sb