Allegri në hall, Juventusi me mungesa ndaj Lazios

Massimiliano Allegri në hall para Lazio-Juventus. Në vigjilie të një ndeshjeje kaq të rëndësishme për ecurinë e bardhezinjve në Serie A siç është dueli i “Olimpicos” përballë bardhekaltërve, trajneri i Juventusit duhet t’i bëjë llogaritë pa disa elementë të rëndësishëm.

Kapiteni Giorgio Chiellini dhe sulmuesi anësor, Federico Bernardeschi, të cilët humbën edhe grumbullimin e fundit me kombëtaren italiane, nuk do të jenë në dispozicion të Allegrit për këtë sfidë, ashtu si edhe Mattia De Scglio.

Në dyshim për takimin e së shtunës është edhe Paulo Dybala që nuk luajti në klasiken mes Argjentinës dhe Brazilit, pikërisht për shkak të një dëmtimi.

Gjasat janë që edhe Dybala të mos rikuperohet në kohë dhe në sulm të aktivizohen Morata e Chiesa.