Gjërat po bëhen serioze, Rita Ora u prezanton prindërve të dashurin

Nëse deri tani nuk ka pasur shumë fat në dashuri, gjërat për Rita Orën duket se po ndryshojnë për mirë.

Këngëtarja e hitit “How We Do” është takuar në Londër me të dashurin Taika Waititi për herë të parë dhe media britanike “The Sun” raporton se ai ka takuar edhe prindërit e Ritës.

Me sa duket gjërat mes dyshes janë shumë serioze dhe kjo gjë dukej qartë kur ata morën pjesë në çmimet MTV EMA të kësaj fundjave, ku dukeshin shumë të dashuruar. Taika madje u bë në një moment fotografi personal i Ritës, teksa ajo pozonte në tapetin e kuq.

Rita aktualisht është duke punuar në Londër në albumin e saj të ri – pasi udhëtoi në Budapest për fundjavën që lamë pas për ndarjen e çmimeve MTV EMA, ku prezantoi fituesin e kategorisë për artistin më të mire latin.

Dyshja mendohet se do të qëndrojnë në qytet për disa javë, pasi ajo e rinovoi rezidencën e saj të re – pavarësisht thashethemeve se ajo është e përhumbur.

Të dy janë takuar për herë të parë në Australi, teksa Rita ishte pjesë e jurisë në “The Voice of Australia”, ndërsa Taika po xhironte filmin e tij të ri, Thor: Love and Thunder.