E krahasuan me Dua Lipën/ Modelja shqiptare rikrijon fotot e këngëtares

Modelja dhe blogerja shqiptare, Hilda Kërtalli është përfolur shpesh për ngjashmërinë me Dua Lipën.

Ajo më parë, ka deklaruar që edhe pse i pëlqen shumë Dua, nuk i pëlqen që vazhdimisht t’i komentojnë duke e krahasuar me të.

 

Por, ajo ka plotësuar një kërkesë të fansave, duke rikrijuar disa nga fotografitë e Duas.

Në videon e publikuar, blogerja mund të shihet se si realizon makijazhin, veshjet dhe gjithçka tjetër që t’i përafrohet fotografive të Duas.

Në fund, rezultati del mahnitës, pasi Hilda në fotografitë e realizuara “para-pas” bën që ndryshimi mes asaj dhe Dua Lipës, duket shumë i vogël.