Ndeshja e Champions League që vlerësohet me rrezik të lartë

Komisioni Shtetëror Kundër dhunës, racizmit, ksenofobisë dhe intolerancës në sport e ka shpallur ndeshjen me rrezik të lartë takimin mes Villarrealit dhe Manchester United në "Champions League".

Ndërsa Ministria e Brendshme e Spanjës nuk specifikoi se në cilin drejtim ndeshja konsiderohet të jetë me rrezik të lartë, besohet se ka të bëjë me sjelljen e tifozerisë.

"Estadio de la Ceramica" mban vetëm 23,000 tifozë, me Manchester United që i janë ndarë 2,000 bileta për udhëtim.

Skuadra e Unai Emery është e dyta në grup me shtatë pikë, të barabarta me liderin Manchester United që të dy kanë shënuar dy fitore, një barazim dhe një humbje.

 

Në takimin e tyre të fundit, në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve, United fitoi 2-1 në “Old Trafford” falë një goli në minutën e fundit nga Cristiano Ronaldo.