Shihen bashkë/ Merr fund armiqësia e dy reperëve të njohur

Që prej vitit 2009 kanë prishur raportet dhe kurrë më nuk janë parë bashkë.

Bëhet fjalë për Kanye West dhe Drake dy reperët që prej vitesh ndodheshin në një zënkë.

Dy reperët e famshëm së fundmi publikuan një fotografi së bashku, duke zbuluar kështu se i kanë dhënë fund ‘armiqësisë’.

Në fotografinë e postuar në “Instagram” nga West, i cili së fundmi e ndryshoi zyrtarisht emrin në Ye, reperi shihen duke pozuar edhe në shoqërinë e mikut të tyre të përbashkët, J. Prince.

Postimin, Ye e shoqëroi me figurën e një pëllumbi të bardhë.