Bie nga pema në Sarandë, plagoset rëndë 60-vjeçari

Një 60-vjeçar raportohet se është rrëzuar nga pema në Sarandë, e për pasojë ka marrë dëmtime të shumta në trup.

Fillimisht ai është dërguar në spitalin e Sarandës, ndërsa më pas është dërguar për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 11:05, në spitalin e Sarandës, është paraqitur, shtetasi J. K., 60 vjeç, pasi dyshohet se është rrezuar nga një pemë në afërsi të banesës së tij, i cili do të dergohet në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.