Aksident në Tiranë, makina merr para motorin në rrugën e Rinasit, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur rreth orës 12:00, në rrugën e “Rinasit” mjeti me drejtuese shtetasen D. K., ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin Gj. Sh.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 17.11.2021, rreth orës 12:00, në rrugën e "Rinasit" mjeti me drejtuese shtetasen D. K., ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin Gj. Sh.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.