I la vajzën shtatzënë, babai shkon të vrasë me sëpatë shqiptarin

Një qytetar maqedonas me banim në Macerata është arrestuar nga policia italiane pasi tentoi të vriste me sëpatë një shqiptar.

Punëtori 49-vjeçar mësoi se vajza e tij, 19-vjeç, kishte mbetur shtatzënë nga një shqiptar, shumë vite më i madh se ajo, dhe me fëmijë.

Ai bleu një sëpatë dhe shkoi me makinë në punishten e këpucëve artizanale ku punonte shqiptari, me synimin për ta përdorur si armë kundër tij.

Pronari i firmës telefonoi karabinierët të cilët mbërritën dhe e ndaluan, duke i sekuestruar edhe sëpatën, e gjatë 70 cm dhe me peshë 1.4 kilogramë, si dhe disa thika të përmasave të mëdha, të cilat iu gjetën pas kontrollit të mëvonshëm në banesë.

Ai u mbyll në burgun e Ankonës, në pritje të vlerësimit të masës së sigurisë në gjykatë.