Truku i njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale, për të mposhtur mendimet e këqija

Njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale priren të jenë më të suksesshëm. Njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale priren të jenë më të suksesshëm. Në fakt, ata kanë një truk për të kontrolluar emocionet e tyre dhe për të mos u ndikuar nga situata të ndryshme në vendin e tyre të punës.

Teknika është e thjeshtë.

Ne që mbajmë syze e dimë që ndonjëherë, nëse i lëvizim pak, shohim më qartë. Nëse bëjmë të njëjtën gjë në mendjet tona, mendimet dhe ndjenjat tona do të ndikojnë ndryshe në gjykimin tonë.

Çfarë nënkuptojmë: Në vitet 50, psikologu Albert Ellis zbuloi se mendimet irracionale janë rrënja e shumë problemeve emocionale, kryesisht sepse ato çojnë në vetë-sabotim. Dmth, nëse besojmë se jemi të pafat, të tjerët nuk na vlerësojnë, ne do të dështojmë, hamendësojeni vetë çfarë, do të ndodhë në realitet.

Pra, le të fillojmë duke i shkruar mendimet tona - në letër me laps, jo në një celular ose laptop. Duke parë mendimet tona negative, do të shohim se nuk i meritojmë dhe do të përpiqemi të bëjmë ndryshimin. Do të pretendojmë më shumë, do marrim atë që meritojmë.

Pastaj le të flasim me zë të lartë për atë që ndiejmë - ose me një person të besuar, ose duke e regjistruar atë për ta dëgjuar për veten tonë.

Së fundi, le ta shtyjmë veten të përqendrohemi në anën pozitive të situatave. A u pushuam nga puna? Mundësi për një fillim të ri. A ka mbaruar një marrëdhënie? E përsosur, ne do të përqendrohemi te vetja.

Kështu që herën tjetër kur shohim negativitetin të na mundojë, le të pyesim veten: Mos ka ardhur koha t’i ngremë pak syzet?