VIDEOLAJM/ Duke u dridhur dhe me dorën në zemër, vëllai i jep puthjen e fundit Mateos

Me dorën në zemër, duke u dridhur dhe në gjendje shoku, vëllai i jep puthjen e fundit 8 vjeçarit

Ngjarja e rëndë e vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiu nuk ka fjalë të përshkruhet, ku dhimbja, lotët dhe shoku ka pushtuar familjarët dhe të gjithë fshatin Grecalli të Fierit.

Në gjendje të tillë është edhe vëllai më i madh i viktimës, i cili teksa mbahet nga familjarët nuk mundet dot të reagojë, i cili shfaqet duke u dridhur dhe në gjendje shoku.