'Kafshoi dorën që e ushqente' detaje nga ngjarja e rëndë në Fier, flet gazetari

Për të folur për ngjarje e rëndë të ditës së djeshme në fshatin Greçalli të Fierit ishte ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe shqeto’  korrespondenti i SYRI.TV, Xhemil Beharaj.

Gazetari solli detaje të reja në lidhje me krimin monstruz të kryer nga Klodian Çalamani nga momenti se si ndodhi ngjarja dhe si mundohej Klodiani të shmangte Policinë deri tek marrëdhënie që kishte autori me familjen e viktimës.  

Dori: Pas një nate sigurisht të vështirë dhe të pa gjumë për banorët e Fierit dhe jo vetëm do të doja të dija a ka ndonjë të re edhe pse ndoshta besoj se tani janë thënë shumë gjëra nga ngjarja makabër e Fierit?

Beharaj: Do të pohoja faktin se i ndaluari Klodian Çalamani ka pranuar krimin kur është marrë në pyetje nga grupi hetimor dhe nga prokurori i gatshëm në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Sipas burimeve konfidenciale nga Drejtoria e Policisë Vendore të Fierit por edhe nga grupi hetimor mësohet fakti se Klodian Çalamani ka pohuar se është komshi me viktimën. Ai i kishte dhënë biçikletën për të luajtur dhe në momenti që i ka marrë biçikletën e ka futur në oborrin e banesës së tij e cila është një banese e vjetër pothuajse kasolle pranë banesës së prindërve të viktimës. Sipas këtyre burimeve mësohet fakti gjithashtu se autori i ngjarjes ka pohuar se i mituri e ka sharë  dhe nuk e ka falenderuar për biçikletën. Nga ana tjetër mësohet se kur Policia ka shkuar herë pas here për kontroll në rrugët e fshatit Greçall, për të marë vesh se çfarë kishte ndodhur dhe ku mund të ishte i mituri 8 vjeçar, Çalamani ju thoshte: Hë e gjetet se ishte dhe djalë i urtë, djalë çapkën. Madje ai  shprehej: është parë dhe një makinë të lëvizi këtu, mos vallë e kanë marrë djalin? Ky ka qënë shkaku që i kanë dhënë indicie Policisë që të kontrollojë kamerat në bizneset aty pranë. Njekohësisht kanë kontrolluar dhe kamerat e xhaxhait të viktimës, ku është parë që djali i ka dhënë biçikletën dhe është futur në oborrin banesës së autorit. Aty pastaj Policia ka kontrolluar oborrin e autorit ka parë dhe xhupin diku të hedhur në oborr dhe nga kqyrja që kanë bërë paraprakisht kanë parë diçka të mbuluar me dhe dhe me gjethe. Kur ata panë që aty ishte trupi i të miturit autori është mbajtur i izoluar brenda banesës së tij dhe janë njoftuar ekspertët të cilët kanë nxjerrë trupin e 8 vjeçarit i cili më pas është dërguar me ambulancë në morgun e spitalit rajonal të Fierit. Është parë gjithashtu që viktima ka pasur goditje me me sende të forta në trupin e tij, gjë të cilën e ka pranuar dhe vetë autori, duke u shprehur: unë e kam lidhur fillimisht dhe pastaj e kam gjuajtur me lopatë. 

Flavio:  Sa ju takon banorëve, komunitetit gjithashtu instancave a kanë ato një qëndrim nëse Çalamani është me probleme psiqike apo është thjesht një monstër, një krim racional i frustimeve të një dështaku ?

Behari: Ne kemi ndenjur deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme jo vetëm pranë banesës ku ndodhi ngjarja por dhe në rrugët e fshatit ku kemi marrë dhe opinione të ndryshme. Banorët pohojnë faktin se ai më shumë njihej si një person që konsumonte alkool dhe jo një preson që kishte çrregullime mendore e para.  E dyta hidhet ideja se mund të jetë një shenjë hakmarrje kjo nuk dihet nëse do të ekzistojë si pistë apo do të bjerë poshtë, pasi në 2006 kur kanë marrë peng një vajzë u dënuan me katër vite burg që të dy autorët e ngjarjes pra Klodiani dhe personi tjetër i cili është xhaxhai i djalit të mitur.  Kjo është zbardhur si ngjarje në vitin 2012 dhe atëherë janë ndaluar dhe janë burgosur që të dy. Hidhet ideja siç janë shprehur disa nga banorët mbrëmjen e djeshme se mund ta ketë bërë si shenjë hakmarrje pasi xhaxhai i viktimës ishte shkaktari që e futi  në këtë rrugë që bëri katër vite burg. Por do të tregoja dhe një gjë tjetër banorët pohuan faktin se ata shkonin shumë mirë , viktima ka dhe një vëlla tjetër në klasë të shtatë apo tetë ka të ëmën që ishte e papunë, ka dhe të atin Ligorin i cili punon në ndërtim. Ndërsa autori e ëma është e ndarë nga i ati, i ati i ka vdekur, e ëma është martuar në Maqedoninë e Veriut  e cila  ka dhe një vajzë ndërkohë që vëllai i autorit të ngjarjes ndodhet në Greqi dhe është në burg, të paktën kështu pohuan komshitë.

Dori: Si e siguronte bukën e gojës Klodiani?

Behari: Komshitë e tij kanë pohuar se punonte ku të gjente, kush i jepte punë punonte por ishte person që konsumonte alkool, madje shumë herë e ëma e viktimës i çonte dhe pjatën e gjellës tek shtëpia e tij.

Dori: Kemi ndonjë deklaratë nga ana e familjarëve të viktimës, kemi ndonjë shpjegim të situatës sigurisht janë në gjendje të tronditjes së rëndë por gjithësesi?

Behari: Gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme që kur ka ndodhur krimi dhe deri në orët e para të ditës së sotme ka patur një grup policor para banesës për shkak se dy banesat janë pranë e pranë. Nuk lejohej asnjë nga gazetarët që të kalonte perimetrin e sigurisë por lejoheshin vetëm të afërmit dhe familjarët e viktimës pasi familja hapi dyert e mortit.