VIDEO-SYRI TV/ Lot dhe dhimbje! Mateo përcillet në banesën e fundit

Përcillet në banesën e fundit 8-vjeçari Mateo Vasia.

Vogëlushi u rrëmbye ditën e djeshme nga fqinji kriminel Klodian Çalamëni dhe u vra e gropos në oborrin e banesës.

Mateo është përcjellë nga qindra njerëz, banorë të fshatit, por edhe të afërm të tjerë të ardhur nga zona të tjera.

Të gjithë janë në lot për vogëlushin që u vra tragjikisht nga 38-vjeçari teksa kishte dalë të luante me biçikletë si çdo ditë të fëmijërisë së tij.