Arsenal shumë i interesuar për Sanches

Arsenal thuhet se është shumë i interesuar për nënshkrimin me mesfushorin e Lilles, Renato Sanches.

 

“Topçinjtë” janë pa yllin shqiptar Granit Xhaka deri në vitin e ri, derisa Thomas Partey dhe Mohamed Elneny do t’iu bashkohen Kombëtareve të tyre në Kupën e Afrikës gjatë janarit

Si rezultat, trajneri Mikel Arteta ka kërkuar të përforcohet mesfusha në janar, me Sanches që shihet si prioriteti kryesor.

Në të kaluarën, Arsenal refuzoi shërbimet e portugezit, por tani Le 10 Sport, raporton se gjiganti anglez synon ta bind yllin e Lilles.

Lille gjithashtu do e pranonte ofertën edhe në mesin e sezonit, mirëpo favoriti kryesor për momentin është AC Milan.

Ish lojtari i Bayernit do bëhet agjent i lirë në vitin 2023 dhe ka regjistruar pesë gola dhe gjashtë asistime në 67 ndeshje për kampionin e Ligue 1.