Ankand rekord për këtë autoportret të Frida Kahlos, shitet me një çmim rekord

Autoportreti i Frida Kahlo-s, 'Diego y yo', është shitur për 34.9 milionë dollarë në Sotheby's New York të martën mbrëma, duke thyer rekordin për veprën më të vlefshme të artit të Amerikës Latine të shitur ndonjëherë në ankand.

'Diego y yo' (Diego dhe unë) përshkruan martesën e dytë të trazuar të Kahlo-s me muralistin meksikan Diego Rivera. 

E përfunduar në vitin 1949, piktura është autoportreti i fundit plotësisht i realizuar në bust i Kahlo-s përpara se të vdiste në vitin 1954 në moshën 47-vjeçare.

Vepra aludon për marrëdhënien e Rivera-s me aktoren meksikane Maria Felix, e cila ishte gjithashtu një mike e ngushtë e Kahlo-s.

 Në atë kohë kjo lidhje ishte objekt i thashethemeve të shumta dhe 'ushqim' për tabloidet. 

Publikisht, Kahlo bëri shaka për këtë.

'Diego y yo' përfshin një imazh të vogël të Rivera-s në qendër të ballit të Kahlo-s.

Imazhi i Rivera ka një sy të tretë.

Flokët e errëta të Kahlos, të cilat në pikturat e saj zakonisht i përshkruante me gërsheta të rregullta, i varen të lirshme rreth fytyrës së saj.

 Faqet e saj janë skuqur dhe tre lot i rrjedhin nga sytë.

Një zëdhënës i Sotheby's e identifikoi blerësin si Eduardo F Costantini, një themelues i një muzeu të artit të Amerikës Latine në Buenos Aires, Argjentinë. 

Por  Shtëpia e ankandeve nuk e zbuloi shitësin.

'Diego y yo' u shit për herë të fundit në Sotheby's në 1990 për 1.4 milion dollarë, kur theu rekorde dhe e bëri Kahlo artistin e parë të Amerikës Latine që fitoi më shumë se 1 milion dollarë në ankand.

Ankandi i së martës paralajmëron zgjerimin e fundit të Sotheby për të përfshirë përfaqësim më të madh të artistëve të margjinalizuar, veçanërisht artisteve femra. 

Shtëpia e ankandeve thotë se puna e Kahlo përfshin "fuqinë e papërpunuar emocionale" me 'Diego y yo' që kap "një shqetësim dhe të brendshëm".

Kahlo ishte artiste elitar  që ka tejkaluar botën e artit figurativ për t'u bërë një figurë me ndikim në kulturën pop dhe më gjerë. 

Apeli i saj komercial u ngrit në qiell në dekadat e fundit në lartësi të arritura rrallë nga piktorët. 

Ajo është një nga artistet më të njohura të shekullit të 20-të në të njëjtën stratosferë të famës si ikona e popit Andy Warhol.

Imazhi i Kahlo – gërshetat brune, lulet në flokë, vetullat e trasha, buzët e kuqe – është printuar në bluza të panumërta dhe mallra të tjera dhe është shitur në zinxhirët kryesorë të shitjes me pakicë si Old Navy, Target dhe Urban Outfitters.

Pas ngjyrave të ndezura është historia e një jete me dhimbje: fizike dhe emocionale.

Në moshën 18-vjeçare, Kahlo për pak sa nuk vdiq në një aksident autobusi, i cili e la atë me një jetë me dhimbje kronike, të cilat ajo i përshkruante shpesh në pikturat e saj autoportrete.

 Punimet e saj përcjellin gjithashtu dhimbje emocionale që rrjedh nga martesa e saj me Riveran.

Rekordi i mëparshëm i ankandit të Kahlo ishte 8 milionë dollarë për një pikturë të titulluar, 'Dy nudo në një pyll', e cila u shit në vitin 2016.

Në dhomën në ndërtesën e Sotheby's në Upper East Side të Nju Jorkut, ku ishte shfaqur 'Diego y yo', muret ishin të zeza dhe drita e zbehtë. 

Ajo që ra në sy ishte portreti i ndritshëm i një gruaje që qante, e pikëlluar dhe burri në ballë. 

Vetë piktura është e vogël, rreth 30 cm (12 inç) në gjatësi dhe 22,4 centimetra (8,8 inç) e gjerë. 

Në murin e zi në të djathtë, të shtypura me shkronja ari, ishin fjalët e Kahlo-s që përshkruanin marrëdhënien e saj me Rivera-n, çfarë priste bota prej saj dhe çfarë ishte ajo në të vërtetë ose çfarë aspironte të ishte.

"Unë nuk do të flas për Diegon si 'burri im' sepse do të ishte qesharake, Diego nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë 'burri' i askujt... Ndoshta disa njerëz presin nga unë një portret shumë personal, 'femëror', anekdotik, devijues, plot ankesa… Ndoshta shpresojnë të dëgjojnë nga unë vajtime për 'sa vuan njeriu' duke jetuar me një njeri si Diego. Por unë nuk besoj se brigjet e një lumi vuajnë për të lënë ujin të rrjedhë ose që toka vuan sepse bie shi, ose atomi vuan duke shkarkuar energjinë e tij… për mua gjithçka ka një kompensim natyral. Brenda rolit tim të vështirë dhe të errët të aleatit të një qenieje të jashtëzakonshme, kam të njëjtin shpërblim si një pikë jeshile brenda një sasie të kuqe. Unë kam shpërblimin e 'ekuilibrit'” janë fjalët e shkruara nga Khalo që përshkruanin marrëdhënien e saj me Rivierën.