Vaksinohuni!

Nga Erion Dasho.

Historia e vaksinimit u kthye nga një çështje mjeksore në një çështje shoqërore me dimensione politike, futuriste, madje deri apokaliptike. Përvoja ka treguar se histori të tilla nuk mbarojnë mirë.

Kur shoh agresivitetin e kategorive anti-Vax, kuptoj se është e pamundur t'u mbushësh mendjen atyre të vaksinohen. Atyre thjesht duhet t'u urosh të mos i zërë COVID-i, ose në se kanë fatin e keq të sëmuren, ta kalojnë pa pasoja.

Promovimin e vaksinës ta vazhdojnë ata që e kanë për detyrë, Instituti i Shëndetit Publik dhe institucionet e tjera shëndetësore.

Ta vazhdojnë edhe ata që janë shkaktarët kryesorë të këtij kaosi, ministria dhe komiteti i të paaftëve, Z. Rama dhe Zj. Manastirliu; ata që në këto muaj pandemi u shkaktuan dëme të pallogaritshme shëndetit dhe jetës së shqiptarëve.

Statusi im i fundit mbi temën e vaksinimit u drejtohet vetëm miqve në Shqipëri dhe kudo në botë si dhe atyre që kuptojnë motivet që më kanë shtyrë në këta katër muaj të bëhem një nga mbështetësit dhe promovuesit e fushatës së vaksinimit. Këtyre u them për herë të fundit:

》Vaksinohuni!
》Vaksinohuni sidomos nëse nuk e keni kaluar COVID-in!
》Nëse e keni kaluar COVID-in para 6 deri 9 muajsh (në varësi nga mosha), vaksinohuni me një dozë!
》Nëse kanë kaluar gjashtë muaj nga vaksinimi, rivaksinohuni!
》Nëse fëmijët tuaj dëshirojnë të vaksinohen, mos lejoni injorancën t'ju frikësojë e tërheqë për hunde, por vaksinojini ata!
》Përdorni si për vaksinimin, ashtu edhe për rivaksinimin vetëm vaksina të sigurta, Pfizer, Astra Zeneca, Moderna ose Johnson & Johnson!

Duke u vaksinuar, ju mbroni veten tuaj dhe të tjerët rreth jush, sidomos të moshuarit dhe të sëmurët!

Duke u vaksinuar ju mbroni shëndetin dhe jetën tuaj!