‘Një rrugëtim me ulje dhe ngritje’/ Cikalleshi tregon pengun e kuqezinjve

Sokol Cikalleshi, një nga lojtarët kryesore të kombëtares shqiptare, ka postuar një mesazh në rrjetet sociale për ecurinë e bërë në kualifikueset e “Katar 2022”.

Sulmuesi i Konyaspor në “Instagram” shkruan: “Mbyllet një rrugëtim me ulje dhe ngritje, ku një ndeshje mund të na dërgonte në play-off të kampionatit botëror!

Peng që mund të bënim më shumë, por 18 pikë si asnjëherë më parë! Shohim përpara të gjithë së bashku për një Shqipëri, kombëtare dhe shoqëri më të mirë”, është shprehur futbollisti.